Kryetari i Zveçanit thotë se pas takimit me Hovenierin do të shkojë në zyrën e tij (VIDEO)

Kryetari i Zveçanit thotë se pas takimit me Hovenierin do të shkojë në zyrën e tij (VIDEO)

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, i ka thënë Klan Kosovës se pas takimit me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier do të shkojë në zyrën e këtij, në komunën e Zveçanit, aty ku ka shkuar edhe të premtën.

Kështu ka bërë të ditur gazetari i Klan Kosovës, Drin Demiri, i cili po qëndron atje dhe i cili tha se protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë para objektit të komunës.

Ata po kundërshtojnë ardhjen e kryetarit të ri në objektin komunal dhe po kërkojnë me ngulm tërheqjen e forcave policore të Njesive Speciale të Policisë Kosovës nga objekti komunal dhe nga qyteti.

Related Articles