Zëdhënës i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka reaguar pas deklarimeve të shumta në opinion lidhur me paraqitjen e kryeministrin Albin Kurti në Gjykatë, raporton Gazeta Enigma.
Sipas tij kjo nuk nënkupton standar të dyfishtë. “Paraqitja e kryeministrit Kurti në Gjykatë për rastin e kanosjes ndaj tij nuk është kurrfarë standardi i dyfishtë në raport me ftesën nga Prokuroria Speciale”.
“Sa i përket ftesës së Prokurorisë Speciale, kryeministri Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij. Përkundrazi, ai ka shprehur gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe për të respektuar parimin e transparencës dhe llogaridhënies, duke kërkuar që intervistimi të zhvillohet në zyrën e tij, një praktikë kjo që ka ndodhur edhe më parë”.
Ai madje tha se për rastin e kanosjes, ai tha se Kurti është intervistuar në zyren e tij. “Ndërkaq në lidhje me rastin e kanosjes, zyrtarët hetues të autorizuar nga Prokuroria e kanë intervistuar kryeministrin Kurti pikërisht në zyrën e tij më 10 qershor 2025. Sot ai u paraqit në gjykatë si palë e dëmtuar”.