Lidhur me Ligjin e Pagave, kanë folur edhe nga Qeveria e Kosovës.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se janë duke punuar në Projektligjin për Paga .
“Grupi punues aktualisht është duke punuar në Projektligjin për Paga, i cili pasi të hartohet do të dërgohet për konsultime paraprake dhe konsultime publike. Qeveria synon përgatitjen e një serie të dëgjimeve publike, me qëllim që ky ligj të hartohet në mënyrë të duhur dhe të zgjidhë problemet në term afatgjatë”, ka thënë Kryeziu./Gazeta “Enigma”/