Kufiri në Merdare u hap, pak mallra serbe qarkullojnë në ditën e parë

Kufiri në Merdare u hap, pak mallra serbe qarkullojnë në ditën e parë


Ndonëse pika kufitare në Merdare është hapur për qarkullimin e produkteve serbeve, këto të fundit nuk po hyjnë në masë të madhe sa është pritur.


Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë se kamionët me mallra që kanë origjinë Serbinë, kanë qarkulluar pa ndonjë problem, por numri i tyre gjatë ditës së hënë ka qenë i vogël.

Në ndërkohë, RTK thotë se ketë qëndruar në Merdarë, ku kanë biseduar me shoferët e kamionëve që po vinin këndej kufirit.

Ata citohen të kenë thënë se nuk ka pritje të gjata, përpos ndryshimit të procedurave gjatë kontrollit.

Vetë ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla theksoi dje gjatë ditës se bazuar në vlerësimin e situatës së sigurisë nga ana e MPB-së, në pikëkalimin kufitar Merdarë, për mallrat me origjinë nga Serbia do të kalohet nga faza e qarkullimit të kufizuar të mallrave në fazën e qarkullimit të mallrave me kontrolle manuale të sigurisë.

Andaj, siç bëri të ditur ai, me efekt të menjëhershëm, pika kufitare në Merdarë do të jetë e hapur për të gjitha mallrat, të cilat do t’i nënshtrohen kontrolleve manuale të sigurisë deri në funksionalizimin e skanerëve me rreze X.


Related Articles