Kujdestari i tre të miturve që humbën jetën në Jabllanicë thotë se në objektin që ua mori jetën loznin deri në 20 fëmijë

Kujdestari i tre të miturve që humbën jetën në Jabllanicë thotë se në objektin që ua mori jetën loznin deri në 20 fëmijë

Tre të rinj kanë humbur jetën të shtunën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Teksa qëndronin në një objekt të pabanueshëm, për fat të keq u shembe dhe mori jetët e tre fëmijëve.

Lidhur me këtë ngjarje të trisht, ka folur kujdestari i tre të ndjerëve. Ai u shpreh se në atë objekt kanë lozur çdo ditë nga 15 deri në 20 fëmijë, teksa shton se numri i të vdekurve ka mundur të jetë edhe më i madh.

“Ata fëmijë kanë qenë nxënës të shkëlqyer, tre mund t’i quaj trëndafila në rritje, mirëpo ja që jeta ndonjëherë është e padrejtë. Kjo ngjarje na ka pikëlluar jashtëzakonisht shumë, na ka tronditur ky rast, gjë që është ende e pabesueshme për ne. Fëmijët kanë lozur çdo ditë në atë objekt të pabanueshëm, dhe sipas fjalëve të tyre aty kanë lozur 15 deri në 20 fëmijë, thuaja çdo ditë”, u shpreh kujdestari.

Nga ana tjetër, drejtori i shkollës “Dëshmorët e Kombit”, Jeton Masori, tha se tre fëmijët e ndjerë ishin nxënës jashtëzakonisht me sjellje të mira dhe të shkëlqyer.

“Ne jemi të tronditur nga ngjarja tragjike që ndodhi me nxënësit tanë. I shprehu ngushëllime familjeve, nxënësve, mësimdhënësve, dhe të gjithë komunitetit për humbjen tragjike, humbjen e rëndë të nxënësve tanë. Unë si drejtor i shkollës, Idealin, Ramën i kemi pasur deri vitin e kaluar nxënës të shkollës tonë, kanë qenë nxënës të shkëlqyeshëm, të edukuar, dhe nxënës me një kulturë të lartë. Kanë qenë nxënës shumë të mirë. Vetonin e kemi pasur në klasën e 8-të, i cili ka qenë nxënës me sjellje të mira”, u shpreh ai.

Related Articles