Ka përfunduar pa fitues derbi i madh kosovar mes Dritës dhe Prishtinës.
Drita dhe Prishtina kanë barazuar me rezultatin 0-0, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll – që u luajt në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan
Prishtina shënoi me Kryeziun, por Nuza anuloi golin, shkaku i prekjes me dorë të Jasharit.
Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, skuadra e Ballkanit ka shënuar fitore ndaj Suharekës me rezultatin minimal, 0-1.
Golin për ekipin e Ballkanit e shënoi Marsel Ismajlgeci në minutën e 89′ të ndeshjes.
/Gazeta Enigma/