Kur pritet të jetë takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dialogut?

Kur pritet të jetë takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dialogut?

Nuk ndodhi siç planifikohej në fund të 2021-ës.

As në fillim të 2022-ës, nuk dihet se kur do të mbahet takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Nga zyra për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian që flet në emër të kryediplomatit Josep Borrell e emisarit, Miroslav Lajçak, thonë se në kohë të përshtatshme do të tregojnë për takimin e mundshëm, Kurti-Vuçiq.

Veçse në përgjigjjen e parë për këtë vit vërehet më i fortë se më parë theksi te kërkesa për zgjidhje kompromisi.

Sipas një njohësi gjerman të politikave në Ballkan, Evropa duhet ta qartësoj se çka është zgjidhja e kompromisit e jo vetëm të plasoj si ide.

Por, si komentohet në rrethet evropiane performanca e deri tanishme e të dërguarit për dialog dhe kryediplomatit të BE-së.

2022-ta shënon nëntë vjet të dialogut Kosovë-Serbi në nivelin politik i cili kulmoi më 19 prill 2013 me marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve. /Gazeta Enigma/.

Related Articles