Lëvizja Vetëvendosje! po mban tubimin e radhës, e kësaj here Kurti me kandidatët e tij, janë në Gjilan, shkruan Gazeta “Enigma”.
Në palestën sportive ‘Bashkim Selishta’, është mbushur plot salla, e me arritjen e liderit të partisë në pushtet, Gjilanasit në sallë janë elektrizuar tejmase.
Brohoritje të mëdha po ndëgjohen në përkrahje të kryeministrit aktual, i cili synon pushtetin për herë të tretë.
Kurti gjatë fjalimit tha se Amerika na mbron nga ndikimi rus, e kurse nga Serbia na ruan ushtria.
“Amerika na mbron nga Rusia, prej Serbisë na ruan ushtria e Kosovës e komandant Bashkim Jashari”
Ai gjithashtu tha se nuk pret përkrahje e mbështetje të njëjtë nga perëndimi siç kishte ndodhur në vitin 1999.