Kurti: Bashkëpunimi me BE-në e UNDP-në, po jep rezultate në fushën e trashëgimisë kulturore e fetare

Kurti: Bashkëpunimi me BE-në e UNDP-në, po jep rezultate në fushën e trashëgimisë kulturore e fetare

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka publikuar një shkrim, ku ka treguar disa ndërhyrje në trashëgiminë kulturore e fetare, të cilat janë bërë në bashkëpunim me BE-në dhe UNDP-në.

Në shkrimin e tij, Kurti vlerësoi se bashkëpunimi me këto dy institione po jep rezultate të prekshme.

“Partneriteti ynë me Bashkimin Evropian dhe UNDP në Kosovë me rezultate të prekshme në fushën e trashëgimisë kulturore dhe fetare. Në kuadër të programit të përbashkët mes MKRS, BE dhe UNDP, së fundmi kanë përfunduar ndërhyrjet restauruese në tri kisha dhe manastire ortodokse, asete të Kishës Ortodokse Serbe që mbrohen me ligjet e Republikës së Kosovës. Manastiri i Qelisë (Burgut) dhe Kisha e Dëftimit të Shën Mërisë në Kamenicë dhe Manastiri i Dragancës në Novobërdë, pas ndërhyrjeve që janë financuar nga BE-ja, do të vazhdojnë t’u shërbejnë besimtarëve ortodoksë, komunitetit të gjerë dhe turistëve.” – shkroi Kurti.

Tutje, shefi i ekzekutivit theksoi se do të angazhohet për të gjithë qytetarët pa dallim e diskriminim.

Related Articles