Kurti: Bëmë dy kompromise që u refuzuan, PDK dhe LDK po e keqinterpretojnë aktgjykimin e Kushtetueses

Kurti: Bëmë dy kompromise që u refuzuan, PDK dhe LDK po e keqinterpretojnë aktgjykimin e Kushtetueses

Kreu i VV-së, Albin Kurti pas takimit me krerët e partive të tjera parlamentare, ka thënë se si parti e parë e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, në takim bënë kompromise që u refuzuan nga partitë që në legjisalturën e kaluar ishin në opozitë.

Kurti tha se PDK dhe LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Kushtetueses dhe po e keqinterpretojnë atë publikisht.

“Pavarësisht afrimit tonë, nuk ka afrim na ana e tyre”, tha Kurti ndër të tjera.

“19 prilli për këtë legjislaturë të nëntë ishte dita më e mirë, sepse ishte dita kur e bëmë hapin…të gjithë votuan dhe në këtë mënyrë arritëm ti verifikojmë mandatet, duke e bërë edhe betimin. Këta deputetë kanë nevojë për shtëpinë e tyre, e shtëpia e deputetëve është Kuvendi si institucion, jo vetëm si ndërtesë. Për tu bërë kjo duhet zgjedhur kryetarja dhe pesë nënkryetarët dhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve është bashkë. Është e vërtetë që ne si VV, si shumicë paralamentare e kemi përgjegjësinë kryesore për formimin e Qeverisë, por për formimin e Kuvendit, e ka thënë edhe Kushtetuesja që kemi përgjegjësi të gjithë.

Kushtetuesja në aktgjykimin e saj ka theksuar që Gjykata nuk zgjidh mosmarrëveshje poltike, pikërisht për këtë ne u mblodhëm dhe tjetra, kam përmend tre togëfjalësha interesant, bashkëpunim në mirëbesim, konsultim konstruktim dhe konsensus. Me fjalë të tjerë provojeni një herë konsensusin dhe nëse ka konsensus bëjeni kompromisin. Ne e bëmë edhe konsultimin konstruktiv, edhe bashkëpunimin në mirëbesim, por u pa që konsensus nuk ka, ndërkaq sa i përket kompromisit ne kemi lëvizur. Unë si kryetar i VV-së, kam ofruar dy opsione kompromisi. Kompromisi i parë ishte që në rast të votimit të fshehtë nëse ajo si merr 61 vota tërhiqet nga kandidatura. Këtë e ka bërë njëanshëm, por unë e respektoj si qëndrim i saj personal. Me votim të fshehtë për Haxhiun do të votohet pra vetëm një herë. Ne kemi lëvizur në situatën para së enjtes, por kjo nuk duhet se u kishte bërë përshtypje partive opozitare. Kompromisi i dytë që ua shpreha ishte që le ta bëjmë një marrëveshje politike e që është marrëveshje në paketë për kryetarin dhe nënkryetarët dhe pastaj nëse kurqysh nuk e duan votimin e fshehtë le ti deleojnë përfaqësuesit e tyre në këtë komision dhe ta rrëzojnë me votë këtë komision. Ne e dimë që partitë opozitare kanë treguar preferenca për emrat për kryeparlamentar, por kjo nuk është mënyra si ndërtohen shëndetshëm institucionet. Ne i bëmë këto dy kompromise që u refuzuan, por megjithatë takimi ia ka vlejtur sepse u sqaruan shumë gjëra, e një nga to që është e çutishme dhe brengosëse, është që për bindjen time të fuqishme partitë opozitare, PDK dhe LDK e kanë keqlexuar katgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe po e keqinterpretojnë atë publikisht”, tha Kurti.

Related Articles