Irani së fundmi ka lansuar një sulm raketash ndaj Izraelit.
Lidhur me këtë ka reaguar kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili e dënoi sulmin.
Kurti tha se janë lëshuar rreth 200 raketa në drejtim të Izraelit, derisa u shpreh se mbështesin përpjekjet për arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm.
“Jam thellësisht të shqetësuar për sulmin e sotëm me raketa nga Irani ndaj Izraelit, në të cilin u lëshuan rreth 200 raketa, dhe bashkohemi me qeveritë e tjera në dënimin e këtij agresioni”.
“Një vit pas sulmeve terroriste të 7 tetorit në Hamas, rritja e vazhdueshme e dhunës është alarmante. Ne mbështesim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe të gjitha përpjekjet për të arritur një armëpushim të menjëhershëm”, ka shkruar tutje Kurti në “X”. /Gazeta Enigma