Kurti dhe Murati i bëjnë të ditura masat e reja që do të përfitojnë gratë lehona

Kurti dhe Murati i bëjnë të ditura masat e reja që do të përfitojnë gratë lehona

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i ministrisë së Financave, Hekuran Murati kanë mbajtur konferencë për media në kuadër të mbështetjes për gratë lehona, raporton Gazeta Enigma.

Kurti para mediave tha se duhet t’i mbështesim gratë për siguri siguri financiare në një kohë kur ajo kujdeset për fëmijën e posalindur, derisa theksoi se vendimi për zbatimin e kësaj mase është diskutuar gjerë e gjatë së bashku me ministrinë e Financave.

Ndërsa, ministri Murati ka njoftuar të gjitha gratë lehona në lidhje me masat e reja që janë ndërmarr.

Murati, ka thënë se pagesat që do të realizohen ne kuadër së pakos së rinagjlljes ekonomike do të bëhen në xhirollogari, e që pastaj do të diktojnë mënyrën e shpenzimit së këtyre mjeteve.

“Për të gjitha gratë mbi moshen 18-vjecare shtetase te kosoves dhe kanë lindur nga data 1 gusht e tutje dhe bëhet per lehonat e pa punësuara”, ka thënë ai.

Sipas Muratit pagesat për gratë lehona do të bëhet në dy kategori.

“Bëhët ne dy kategori, për lehonat e papunësuara, ato që në ATK në 12 muaj e fundit figurojnë se janë të papunësuara para datës së lindjes për te cilat vlera minimale e pagesës do të jetë për gjashtë muaj radhazi”, ka potencuar Murati.

“Si dhe pagesat për të gjitha lehonat tjera qe figurojnë në 12 muajt e fundit në ATK, pagesa do të jetë në vlerë për tre muaj. Kjo si shtesë në kuadër të pagesës që tashmë e marrin si të punëasuara që është 70 përind nga ligji, dhe 3 muaj nga Qeveria”.

Në anën tjëtër, Murati ka thënë se shtesat për fëmijën do të fillojnë të ndahen qysh tani dhe do të bëhet në mënyrë graduale, por me kohë do të shtohen gurp moshat që përfitojnë shtesat.

Related Articles