Zyrtarisht janë hapur ushtrimet ushtarake “Europe Defender 23”.
Nikoqir të këtij organizimi do të jetë Forca e Sigurisë së Kosovës.
Ceremonia hapëse është zhvilluar në sheshin e Prishtinës.
Pas përfundimit të këtij organizimi, është hapur edhe ekspozita e FSK-së.
Nga afër pajisjet ushtarake që do të përdoren në këtë ushtrim, i kanë shikuar presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.