Në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë u mbajtur Akademia Përkujtimore për Epopenë e UÇK-së.
Kjo akademi i kushtohet luftës dhe sakrificës së familjes Jashari.
Një fjalim rasti aty mbajti edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Kurti tha se duhet të bëhen investime në siguri, sidomos pas luftës që po zhvillohet në Ukrainë.
Ai theksoi se kjo do të bëhet duke llogaritur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shefi i Qeverisë, shtoi se Kosova gjatë katër viteve që shkuan i është përmbajtur planit të NATO-s, për investim në Ushtri.
“Horizonti i së ardhmës po errësohet nga retë e zeza nga lufta që po ndodh në Ukrainë. Në katër vitet e kaluara në e kemi përmbushur kuotën e Nato-s për investim në ushtri. Përpjekja jonë për sigurinë dhe paqe do të vazhdoj me investim në siguri, duke llogaritur në aleancën me ShBA-në, BE-në, Turqinë e Kanadanë. Kosova mbetet e përkushtuar jo vetëm për të përfituar por edhe për të ndihmuar për paqen në Evropë. Kosova nuk është ajo që veç konsumon nga siguria në europë, por që edhe kontribuon për këtë siguri. Kosoa mëton të anëtarësohet edhe në BE edhe në NATO”, tha Kurti.
“Nderojë të gjithë që me uniformë e pa uniformë kanë kontribuar për lirinë tonë dhe Republikën e Kosovës, Lavdi Kryekomandantit Adem Jashari, Lavdi familjes Jashari!” theksoi ai.