Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka shpallur armiqësore Shtëpinë e Bardhë. Ajo deklaroi se Kurti e ka kontestuar vlefshmërinë juridike të marrëveshjes së Uashingtonit dhe legjitimitetin e nënshkrimit të ish-presidentit të ShBA-ve.
“Kryeministri Kurti shpalli armiqësore Shtëpinë e Bardhë duke kontestuar vlefshmërinë juridike të marrëveshjes dhe legjitimitetin e nënshkrimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Siç na kujtohet, ish-Kryeministri izraelit, pa qenë fare i pranishëm në takim dhe i përfshirë në negociata, por vetëm nëpërmjet një komunikimi me telefon me Presidentin amerikan konfirmoi vullnetin e Presidentit të SHBA-ve duke respektuar marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë dhe duken e zbatuar atë me njohjen e shtetit të Kosovës”, ka shkrtuar ai në një postim në “Facebook”.
Ndër të tjera, Deliu-Kodra tha se ShBA-të janë e vetmja garanci që i beson populli i Kosovës.
Postimi i plotë: