Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se ngritja e çmimeve ishte e pashmangshme, raporton Gazeta “Enigma”.
Në mbledhjen e Qeverisë ai ka thënë se Kosova preket nga ngritja e çmimeve për shkak të varësisë së saj të madhe nga importi.
“Sot po bëhen dy javë nga fillimi i agresionit në Ukrainë. Republika jonë ka treguat gatishmëri për pranimin e 5 mijë refugjatëve nga Ukraina dhe kemi ndarë 150 mijë euro për pranimin e gazetarëve nga Ukraina. Kujtojmë se Rusia është një prej eksportuesve ma të mëdha të gazit dhe naftës në Evropë. Energjia që mundëson prodhimin dhe nafta për transport janë fillimi dhe fundi i zinxhirit. E di edhe kuptojmë shqetësimin e gjithsecilit prej jush për rritjen e çmimeve. Edhe pse kjo s’është shkaktuar nga ne, po na prek edhe ne. Kur para 12 ditëve iu bashkuam botës për sanksionet, një kosto e tillë ishte e pashmangshme. Por kjo është kostoja e mbrojtjes së lirisë dhe demokracisë”, ka thënë ai.
Kurti ka thënë se Qeveria është munduar ta zbusë krizën, ndërsa ka shtuar se pasdite me ministrin e Bujqësisë “do të bëhet një njoftim shumë i rëndësishëm për bujqit”. / Gazeta Engma.