Kurti: Hap pas hapi drejt Byrosë së Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme

Kurti: Hap pas hapi drejt Byrosë së Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

“Pasuria e fituar por që nuk arrin të justifikohet është përfitim i padrejtë, është padrejtësi, madje e tillë që thellon pabarazitë. Konfiskimi i saj është kompensim për shoqërinë, është drejtësi”, ka shkruar Kurti.

“Me mbështetjen e 66 deputetëve të Kuvendit të Republikës, Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme mori edhe aprovimin e dytë për miratimin e tij të plotë. Falënderoj secilin dhe secilën prej tyre”.

“Pasuria e fituar por që nuk arrin të justifikohet është përfitim i padrejtë, është padrejtësi, madje e tillë që thellon pabarazitë. Konfiskimi i saj është kompensim për shoqërinë, është drejtësi”

Related Articles