Kryeministri Albin Kurti, pas paralajmërimeve për shtrenjtim të rrymës, në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka thënë se kriza e krijuar energjetike vjen si pasojë e mos veprimit të qeverive të kaluara për ta zgjidhur këtë problem, për rreth dy dekada, raporton Gazeta “Enigma”.
“Si pasojë e krizës energjetike që ka shkaktuar rritjen e çmimeve të energjisë në nivele të papara, dhe për shkak të avarive në termocentralet e KEK-ut që e kanë rritur nevojën tonë për të transportuar energji, ZRRE ka marr kompetencat e saj, dhe ka filluar me shqyrtimin e jashtëzakonshme të çmimores së energjisë. ZRRE është e pavarur, dhe rrjedhimisht nuk mund të ndikohen nga kushdo në marrjen e vendimeve, përfshirë këtu edhe Qeverinë”, tha Kurti në konferencë me ministren Rizvanolli.
Ai ka folur edhe për propozimin e ZRRE-së, organ ky i cili sipas Kurtit ka mbajtur në fuqi kosto fiktive për energjinë, për qëllime elektorale.
“Megjithatë edhe pse ZRRE ka për qëllim reflektimin e çmimit të vërtetë të energjisë me vite janë mbajtur kosto fiktive për qëllime elektorale. Kjo krizë vetëm sa i ka theksuar problemet që ne i kemi trashëguar, dhe fatura që ne po paguajmë është ajo e mos veprimit për rreth 2 dekada në këtë drejtim”, tha tutje kreu i ekzekutivit.
Tutje ai njoftoi se Ministria e Ekonomisë, ka ndarë 75 milion euro subvencione për të siguruar energji për disa konsumtator.
“Për të kufizuar nivelin e dëmeve që këto praktika kanë shkaktuar për qytetarët, Ministria e Ekonomisë, ka shprehur gadishnërinë që të vejë në dispozicion një subvencionim deri në 75 milion euro për tu siguruar që për konsumatorët familjar që konsumojnë deri në 600 KË/h për muaj, dhe për gjithë bizneset të mos ketë rritje të tarifës”.
Ai përmendi edhe keqpërdorimet e tenderëve.
“Edhe pse në KEK nga paslufta janë investuar më shumë se një miliardë euro gjendja e kapaciteteve prodhuese është njësojë sikurse ajo kur kemi dalë pasluftës. Me këto investime poqëse të mos ishte vjedhur pamëshirshme sikurse edhe në tenderët e panumërt sot gjendja në prodhim i kapaciteteve të KEK-ut do të ishte krejt ndryshe dhe nuk do të kishte rënie të vazhdueshme të blloqeve si po na ngjan”, deklaroi Kurti.
/ Gazeta Enigma.