Kurti iu uron të gjithë qytetarëve festën e Fitër Bajramit

Kurti iu uron të gjithë qytetarëve festën e Fitër Bajramit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke përcjellë mesazhe paqeje, solidariteti dhe mirësie, raporton Gazeta “Enigma”.

Kurti përmes një postim në Facebook uroi që kjo ditë e shënuar të sjellë shëndet, begati dhe harmoni në familjet e të gjithë qytetarëve.

“Gëzuar Fitër Bajramin për juve edhe familjet tuaja! Ju përcjellshin gjithmonë shëndeti, mirësia dhe begatia. Qoftë ky muaj rikthim te vlerat më të pastra njerëzore: dashuria, mëshira dhe solidariteti. Uroj që agjërimi i Ramazanit të jetë bërë ripërtëritje e trupit, kthjellim i mendjes dhe pastrim i shpirtit”, shkroi Kurti.

Ai theksoi rëndësinë e kësaj feste si një moment reflektimi dhe përkushtimi ndaj vlerave humane dhe bashkëjetesës.

Related Articles