Kryeministri Albin Kurti ka dedikuar një shkrim për Policinë e Kosovës në nder të 22-vjetorit të themelimit të këtij institucioni.
Kurti, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se sot kujtohen “policët që me ndjenjën e lartë të detyrës e të patriotizmit ranë për një Kosovë të lirë e demokratike”.
Tutje, ai ka premtuar mbështetje të plotë për këtë institucion, duke e cilësuar si kyç në luftimin e krimit.
Postimi i plotë: