Kurti: Mbledhjet Kosovë-Shqipëri s’do të duhej të anuloheshin nga askush

Kurti: Mbledhjet Kosovë-Shqipëri s’do të duhej të anuloheshin nga askush

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbledhja e përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë nuk ka kurrfarë arsye që të anulohet.

Kurti, përpara koncertit në Gjakovë është shprehur se s’kishte informacion për anulimin e mbledhjet, por se sipas tij, janë paraparë 13 marrëveshje e një deklaratë e përbashkët gjatë mbledhjes.

“Unë sapo mbërrina këtu, dhe s’kam informacion. Mbledhjet Shqipëri – Kosovë s’do të duhej të anuloheshin nga askush”, është shprehur Kurti dje për Syri TV.

Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se mbledhja e përbashkët nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar,

Ai tha se s’ka pasur dakordim me Kurtin për një ndryshim të formatit, pasi sipas tij, kërkesa e Kurtit ishte që mbledhja të mbahej normalisht.

Related Articles