Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla kanë qenë pjesë në hapjen e tryezës “Tryeza e Rumbullakët mbi të Drejtat e Diasporës”.
Gjatë këtij takimi, Kurti tregoi përqindjet e anëtarëve që jetojnë në mërgatë, duke theksuar kështu se mërgata shqiptare luan rol kyç në zhvillimin e Kosovës.
“Studimet tregojnë se 43 për qind e kanë së paku një anëtar që jeton në mërgatë. 1.4 miliardë dollarë, tregon se diaspora luan rol kyç edhe në zhvillimi vendit, prandaj pjesë integrale e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik është pikërisht mërgata jonë”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, janë duke punuar që diasporën ta angazhojnë në dy mënyra, duke marrë për bazë që sjell dy burime shumë të rëndësishme, të mirat materiale dhe njohuritë.
“Duke vlerësuar se diplomacia dhe diaspora janë të pandashme, jemi duke u angazhuar për zhvillimin e një dialogu të gjithanshëm me diasporën, duke krijuar mekanizma për angazhim”, është shprehur ai.
Kurti tha se janë duke punuar edhe në krijimin e një programi nacional që mundëson tranfserin e dijes dhe njohurive të mërgatës në Kosovë.
Ai madje tha se janë duke punuar që mërgata të ketë të drejtën e votës së lirë. /Gazeta Enigma/.