Kancelari austriak, Sebastian Kurz, do të organizojë Samitin për Ballkanin Perëndimor, në të cilin do të marrin pjesë kryeministrat e gjashtë vendeve, ku pjesë e këtij samiti do të jetë edhe Albin Kurti, raporton Gazeta Enigma.
Burimet brenda Qeverisë e kanë konfirmuar për Gazetën Enigma se Kurti do të marr pjesë në këtë Samit të Vjenës.
Në Vjenë të Austrisë është organizuar Samiti për Ballkanin Perëndimor ku do të diskutohet mbi rrugën drejt integrimit të gjashtë shteteve në Bashkimin Evropian.
Në këtë Samit do të marr pjesë edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, Kryetari i Keshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tegeltija.
Në anën tjetër, Kurz ka njoftuar edhe përmes Twitterit për Samitin e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet sot.
Ai ka shkruar se BE-ja s’është e kompletuar derisa Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e tij.
“BE-ja s’është e kompletuar derisa i gjithë Ballkani Perëndimor nuk është pjesë e tij. Ju mund të llogaritni në mbështetjen tonë të plotë për reformat e kërkuara për këtë gjë dhe në luftën kundër pandemisë. Këtë do ta theksojmë edhe në samitin e sotëm të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Kurz.