Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka folur sonte për zhvillimet në veri dhe situatën tonë në përgjithësi.
Shefi i ekzekutivit kosovar në një pikë u përballë edhe me pyetjen e marrëdhënieve me Jeff Hovenier.
Ai tha se gëzon bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të, porse është i zgjedhur nga populli.
“Mua më ka zgjedhur populli. Nuk më ka emëruar ambasadori. Është detyrë e imja ta mbroj Kushtetutën”, shtoi ndër tjerash Kurti në Konfront.
Veç kësaj, i pari i qeverisë përmendi edhe mundësinë e zgjedhjeve të reja, si zgjidhje politike, por pohoi se të njëjtat mund të bëhen veç nëse nuk shkelet Kushtetuta.