Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri, Albin Kurti në kanë bërë homazhe te varri i nënkryetari shumëvjeçar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fehmi Aganit, për 22 vjetorin e vdekjes së tij, raporton Gazeta Enigma.
Në këtë përvjetor, Kurti tha se tashmë është koha e fundit që të ketë procese të drejta gjyqësore dhe të vihet drejtësia në vend për të gjitha vrasjet e regjimit të Millosheviqit.
“Bashkë me presidenten e Republikës, erdhëm sot në 22 vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes kriminale të profesor, Fehmi Aganit dhe të bëjmë nderim për rolin dhe kontributin e tij. Profesor Agani e theksonte rëndësinë e mendimit në politikë dhe argumentimin në mendim. Para dy javësh bëmë një avancim të radhës dhe besoj që është koha e fundit, që sistemi i drejtësisë të punojë dhe të veprojë, që për vrasjet e shumta të regjimit të Millosheviqit, të fillojmë të kemi procese të drejta gjyqësore, që të kemi drejtësi për të gjitha viktimat“, tha Kurti para gazetarëve.