Kurti në Gjilan: Nuk mjafton autostrada, duhet dhe do ta kemi edhe hekurudhën

Kurti në Gjilan: Nuk mjafton autostrada, duhet dhe do ta kemi edhe hekurudhën

Lëvizja Vetëvendosje po mban fushatën e saj elektorale.

Sonte Kryeministri Kurti, u ka folur qytetarëve të Gjilanit, teksa ka paraqitur ofertën e tij qeverisëse.

Ai është shprehur se do të krijojë një grup punues për përfundimin e autostradës në këtë komunë, teksa foli edhe për stadiumin e qytetit.

“Autostada e Gjilanit do të bëhet, dhe atë jo deri në Gjilan por deri tek Dheu i Bardhë sepse na duhet në mënyrë jetike, jo vetëm ekonomike”, tha ai.

“Stadiumi i Gjilanit do të bëhet”, shtoi tutje kryeministri aktual.

Më tej ai tha se ‘nuk mjafton autostrada, duhet dhe do ta kemi edhe hekurudhën’. /Gazeta Enigma

Related Articles