Kurti në Rezallë: Krimet e luftës s’mund të mbulohen në varrezat e Serbisë

Kurti në Rezallë: Krimet e luftës s’mund të mbulohen në varrezat e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të martirëve të masakrës së Rezallës, ka thënë se sot 22 vite e gjysmë pas ditës së kobshme po kthehen për të pushuar në tokën e tyre.

Kurti tha se, nuk do të ndalemi deri të sjellim të vërtetën për ta.

“Në këtë ditë të rëndë nuk është e lehtë të gjenden fjalë për zbrazëtinë që kanë lënë më të dashurit tuaj. Sot 22 vite e gjysmë pas ditës së kobshme po kthehen për të pushuar në tokën e tyre. U rrëmbyen e groposën në Serbi por e vërteta nuk mund të mbulohet në varrezat e Serbisë. Të dashur familjarë jemi sot bashkë në betejën për të vërtetën nuk do të ndalemi deri të sjellim të vërtetën për ta”, tha Kurti.

Ndërsa, ceremonia e rivarrimit të eshtrave të nëntë martirëve të masakrës së Rezallës u mbajt në Kompleksin e varrezave në Rezallë./Gazeta Enigma/.

Related Articles