Kurti në seancë: Fillimisht do ta sjellim në Kuvend programin e Qeverisë, pastaj rishikimin e buxhetit

Kurti në seancë: Fillimisht do ta sjellim në Kuvend programin e Qeverisë, pastaj rishikimin e buxhetit

Kryeministri, Albin Kurti, në fjalën e tij në seancën e sotme të Kuvendit ka folur rreth buxhetit për vitin 2026, raporton Gazeta Enigma.

Ai ka thënë se e kanë sjellë në Kuvend projektbuxhetin e vjetër që është miratuar në tetor të vitit të kaluar, ka thënë se do ta sjellin për rishikim buxhetin, pasi ta kenë proceduar programin e Qeverisë së re. 

“Zotimet që i kemi dhënë në fushatën e fundit, natyrisht që janë të përmbledhura në ekspozenë që kam bërë më 11 shkurt, kur u rizgjodha kryeministër. Por, para se ajo ekspoze të shndërrohet në buxhet të ri, duhet të vijë tek ju programi qeveritar.  Pra, do të ishte jo normale të sillnim buxhet në përputhje me ekspozenë pa e sjellë paraprakisht programin qeveritar. Rendi logjik i gjërave, nga kronologjia, është ky: zotimet në fushatë, ekspozeja e kandidatit për kryeministër, programi i ri qeveritar dhe më pas rishikimi i buxhetit”, ka deklaruar ai.

Pas fjalës së tij Kurti është larguar nga Kuvendi duke thënë se ka një organizm të Bankës Qendror të Kosovës me atë të Shqipërisë. / Gazeta Enigma.

Related Articles