Kurti nga Kazerma “Adem Jashari”: Që nga viti 1989 s’kemi pasur ushtri më të fortë e më të trajnuar

Kurti nga Kazerma “Adem Jashari”: Që nga viti 1989 s’kemi pasur ushtri më të fortë e më të trajnuar

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka marrë pjesë në ceremoninë e Rreshtimit të Kuadrateve të FSK-së, të mbajtur në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ai është shprehur se që nga viti 1989, nuk kemi pasur ushtri më të fortë e më të trajnuar.

“Që nga çlirimi i atdheut tonë, në qershor 1999 dhe deri më sot e tutje, një nga detyrat kyçe për ruajtjen e lirisë së fituar me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të popullit tonë, ka qenë dhe vazhdon të mbetet fuqizimi i Ushtrisë së Kosovës”., tha Kurti.

“Prandaj sot, me ngazëllim mund të konstatojë që qysh nga viti 1989 kur Adem Jashari me shokë filluan të flasin e të punojnë për një Ushtri të Kosovës dhe deri sot, kurrë nuk kemi pasur një ushtri më të fortë, më të armatosur, më të pajisur dhe më të trajnuar sesa sot”, është shprehur kryeministri. /Gazeta Enigma

Related Articles