Kurti nga Prekazi: NATO e ndaloi gjenocidin serb ndaj Kosovës, përjetësisht falënderues

Kurti nga Prekazi: NATO e ndaloi gjenocidin serb ndaj Kosovës, përjetësisht falënderues


Kryeministri Albin Kurti, teksa po bënte homazhe në Prekaz theksoi se ishte ndërhyrja e NATO-s ajo që përfundimisht e stopoi, gjenocidin mbi popullin e Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Ai më tutje shtoi se përulen para dëshmorëve dhe martirëve të kombit dhe të gjithë atyre të cilët dhanë jetën për lirin e popullit dhe çlirimin e Kosovës.

“Bashkë me presidenten e Republikës dhe kryetarin e Kuvendit kujtuam duke vendosur lule të freskat dhe bërë homazhe humanizmin e Rugovës, qëndresën e Demaçit, sakrificën e Jasharajve dhe këtu kontributin e NATO-s. Përulemi para gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit dhe të gjithë atyre të cilët dhanë jetën për lirin e popullit dhe çlirimin e Kosovës. Ndërhyrja ushtarake e NATO-s e ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë gjithnjë dhe përgjithmonë jemi falënderues dhe mirënjohës”, tha Kurti. / Gazeta Enigma.

Related Articles