Kurti ngushëllon familjet e dy viktimave nga aksidenti në Kroaci

Kurti ngushëllon familjet e dy viktimave nga aksidenti në Kroaci

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen e Sevdail Rrustemit, në fshatin Pakashticë të Podujevës dhe të Valentina Idrizajt në Istog, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë.

Kryeministri Kurti u shprehu ngushëllime familjarëve për humbjen e më të dashurve dhe i inkurajoi që të gjejnë forcë ta përballojnë dhimbjen, sepse siç ju tha ai, nuk janë të vetëm në këtë tragjedi.

“Kjo nuk është tragjedi vetëm e juaja, por është tragjedi kombëtare dhe i gjithë populli dhe institucionet e Kosovës janë me ju”, tha ai.

Kryeministri Kurti theksoi ndihmën e pakursyer të Kroacisë për të aksidentuarit, për ç’gjë shteti i Kosovës është shumë mirënjohës.

Një ditë më parë, kryeministri Kurti ka vizituar për ngushëllime edhe familjet e gjashtë viktimave të tjera të aksidentit fatal të autobusit me bashkatdhetarë, të cilët po udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë.​

Related Articles