Kryeministri, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit, ka deklaruar se ashtu siç është premtuar gjatë fushatës, AKP-ja do të shuhet, për shkak të shkeljeve enorme dhe vjedhjeve, që sipas Kurtit janë bërë në këtë institucion, raporton Gazeta “Enigma”
“Me AKP-n dhe ARKEP-in, ne i dalim Zot premtimeve tona për qytetarëve tanë që na kanë votuar. 50.51% kanë votuar për fitoren tonë, dhe AKP-ja kemi thënë që do të shuhet, dhe AKP-ja do të shuhet. Por që të shuhet AKP-ja është e rëndësishme që të shkarkohet bordi se kanë vjedhë shumë, por ne nuk i lëm të vjedhin më. Aty kanë vjedh me paga, janë pagu për të vjedh, merreni me mend”, tha Kurti.
Duke e sqaruar se si do të bëhet kjo, Kurti deklaroi se një bord i ri do të merret me shuarjen e këtij institucioi. “Na nevojitet një bord i ri që mision ka shuarjen e AKP-së, bordi aktual ka pas mision privatizimin e likuidimin. Barra ka qenë tek ata që e kanë kundërshtu atë privatizim, në vend se të kenë barrën ata që privatizuan. Vetëm të lirohemi nga ndërmarrjet sa më shpejt, në një “aksham pazari” prandaj edhe duhet të shuhet ky institucion”, tha tutje Kurti./Gazeta Enigma.