Kurti: Opozita u rebeluan, e mësuam që janë edhe kundër vetvetes

Kurti: Opozita u rebeluan, e mësuam që janë edhe kundër vetvetes

Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendojse, ka hedhur kritika ndaj partive që votuan kundër miratimit të raportit të komisionit të përkohshëm parlamentar, shkruan Gazeta Enigma.

Kurti përmes një postimi në Facebook, thotë se opozita u ‘rebeluan’ duke mos e votuar raportin e komisionit për verifikimin e mandateve.

“Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike”, ka shkruar Kurti.

Ai gjithashtu theksoi se opozita janë kundër qeverisë, dhe vetvetes.

“Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, përfundoi Kurti./GazetaEnigma/

Related Articles