Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas fitores së ekpit Bad News Eagles në turneun e madh të CS:GO, “Blast Paris Major”.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Kurti është shprehur i lumtur me fitoren e BNE, teksa u ka uruar suksese për fitore të reja.
Bashkëngjitur me postimin, kryeministri ka publikuar një fotografi me mbishkrimin ‘Me plis për në Paris’.
“Bad News Eagles përsëri pjesë e Majorit. Sonte ata mposhtën ekipin e dytë më të mirë në botë. Tashmë të gjitha shtetet me ekipet e tyre i njohin djemtë tanë. Jam i lumtur për potencialin e rinisë sonë. Shumë suksese e përpara për fitore të reja!”, shkroi Kurti.
Ndryshe, Bad News Eagles ka siguruar kualifikimin për në turneun e madh të CS:GO, “Blast Paris Major”, që do të mbahet nga 8 deri më 21 maj në kryeqytetin e Francës.
Ekipi shqiptar mposhti 2:0 në harta ekipin brazilian, FaZe, që renditen si skuadra e dytë më e mirë në botë.
BNE-ja fitoi në Inferno me rezultat 16:10, si dhe në Mirage 16:14.
Majori në Paris ka vlerën e 1.2 milionë dollarëve.