Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas helmimit të shumë qytetarëve të Deçanit, raporton Gazeta Enigma.
Kurti përmes një statusi në “Facebook” tha se në pamundësi për të qenë pranë qytetarëve, theksoi se Qeveria do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni.
“Në pamundësi për të qenë pranë jush, meqë jam në vizitë zyrtare jashtë vendit, kam komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse.
Në bisedë me Kryetarin e Komunës, z.Bashkim Ramosaj, jam njoftuar për gjendjen emergjente në Komunën e Deçanit. Për të konkretizuar mbështetjen e Qeverisë dhe për t’u njoftuar nga afër me situatën, sot në Deçan janë Zëvendëskryeministrja znj.Donika Gërvalla dhe Ministri i Shëndetësisë, z.Arben Vitia”, tha Kurti.