Kurti pas takimit me presidentin e ri të KE: Kosova e përgatitur dhe e përkushtuar për rrugën drejt BE-së

Kurti pas takimit me presidentin e ri të KE: Kosova e përgatitur dhe e përkushtuar për rrugën drejt BE-së

Kryeministri Albin Kurti është takuar me presidentin e ri të Këshillit Evropian, António Costa.

Takimi ka ndodh në Bruksel, ndërsa Costa sonte ka qenë edhe nikoqir i darkës me liderë të Ballkanit Perëndimor.

“…vendi ynë mbetet i palëkundur në përkushtimin për integrim brenda familjes evropiane, aty ku Kosova përket”.

Shkrimi i plotë i Kurtit:

Në Bruksel pata kënaqësinë që të takoj dhe të bashkëbisedoj me Presidentin e ri të Këshillit Evropian, António Costa, i cili sonte është gjithashtu nikoqir i darkës me liderë të Ballkanit Perëndimor.

Kosova është e përgatitur dhe e përkushtuar që të përparojë në rrugën drejt BE-së. Duke e uruar për detyrën e re dhe suksese të shumta gjatë angazhimit të tij, i ofrova bashkëpunim të ngushtë dhe të sinqertë, gjersa vendi ynë mbetet i palëkundur në përkushtimin për integrim brenda familjes evropiane, aty ku Kosova përket.

Related Articles