Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ende nuk e ka parë aktakuzën për sulmin në Banjskë, porse sipas tij ajo ka mundur të ngritet shumë më herët, raporton Gazeta Enigma.
Megjithatë, ai citoi një thënie të njohur të popullit “më mirë vonë se kurrë”.
“Nuk e kam parë ende aktakuzën, por jam i bindur që ka mundur të ngritet shumë më herët dhe sot të ndodhemi në një situatë të re. Por siç thotë populli më mirë vonë se kurrë. Duhet ta shohim përmbajtjen e saj. Ajo që ne insistojmë vazhdimisht kudo që ndodhemi, e kam thënë edhe në Bruksel herën e fundit që isha, që Radoiçiqi duhet t’i dorëzohet autoriteteve të Kosovës sepse krimin e ka kryer në Kosovë, Banjska është në Zveçan të Kosovës”, u shpreh Kurti