Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në konferencën ku u lansua “Agjenda për Barazi Gjinore në Policinë e Kosovës”, tha se barazia gjinore nuk ka për qëllim vetëm kuotën gjinore, por është edhe detyrim ligjor.
“Agjenda është ballafaquar me sfida të shumta në zbatimin e legjislacionit. Policia e Kosovës na dëshmon qasjen pro aktive për ta fuqizuar rritjen e grave në siguri. Arritja e barazisë gjinore nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e kuotës gjinore por është detyrim ligjor për të arritur sundim të ligjit. Kur gratë e raportojnë dhunën, duhet të gjejnë polici mbështetëse, dhe nuk duhet ta ndiejnë veten vetëm”.
“Përfshirja e grave në institucione ka kthyer ne traditë, por është larg kërkesave që kanë gratë për tu përfshirë në këtë sektorë. Për të angazhuar më shumë gra në këtë sektorë, duhet të përkujdesemi bashkë, që t’i parandalojmë rastet e ngacmimit seksual në punë. Jemi të vetëdijshëm që mungon kujdesi ndaj fëmijëve që i bën të hezitojnë punësimin në institucione”, tha Kurti.
Në anën tjetër ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se mbi 15 për qind e të punësuarve në Policinë e Kosovës janë gra.
“Policia vazhdon të jetë shembull për barazi gjinore jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. Funksionimi i shoqatës brenda policisë është një vlerë tjerët në Kosovë. Polici ka të punësuar. Pjesëmarrja e tyre mbi 15 për qind Vajzat dhe gratë janë në Polici që nga gjeneratat e para, ku nga rreshter e deri te grada kolonel. Dokumenti i jep mbështetje edhe agjendës së OKB-së, ku garanton me mbulim shëndetësor, fuqizim të grave dhe një mjedis të qëndrueshëm. Përmes objektivave, policia do të mundësojë përfshirje e grave në këtë sektor, duke mos lënë anash mbështetjen institucionale”, deklaroi Sveçla. /Gazeta Enigma/.