Kurti për gjetjet e “Transparency International”: Lufta jonë ndaj korrupsionit dha rezultatet e para

Kurti për gjetjet e “Transparency International”: Lufta jonë ndaj korrupsionit dha rezultatet e para

Një ditë pas publikimit të raportit për Indeksin e Percepsionit të Korrupsionit që publikohet çdo vjet nga organizata Transparancy International, ka reaguar kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, raporton Gazeta “Enigma”.



Rezultatet e këtij raporti, Kurti tha se e inkurajojnë ekzekutivin, që të punojnë edhe më tutje në luftën kundër korrupsionit.

“Në fushën e luftimit të kundër krimeve ekonomike, korrupsionit dhe pasurisë janë regjistruar 339 raste, janë arrestuar 260 të dyshuar dhe janë ngritur 300 kallëzime penale ndaj 736 personave të dyshuar. Vlerësimi pozitiv nga ‘Transparency International’ na inkurajon në rrugën e vazhdueshme drejt luftimit të korrupsionit. Jemi të vetëdijshëm se kjo është një rrugë e vështirë, e gjatë dhe se duhet shumë punë”, ka thënë Kurti.

Më tutje kryeministri deklaroi se ka qenë zotimi i Qeverisë lufta e pakompromis ndaj dukurive të këqija shoqërore.

“Ne nuk do të ndalemi asnjëherë sepse ishte zotimi ynë për luftë të pakompromis ndaj të keqes shoqërore që mori besim historik të qytetarit dhe solli ndryshimin e madh. Populli ynë nuk i do të korruptuarit dhe ne duhet t’i shërbejmë popullit. Me beteja të vogla por të vazhdueshme do të triumfojmë në vendosjen e drejtësisë, rendit dhe ligjit, saherë dhe kudo që ato mungojnë, që Kosova sa më shpejtë të renditet në radhitjen globale të shteteve të sigurta, transparente dhe pa korrupsion”, tha ai. / Gazeta Enigma.

Related Articles