Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Polikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell.
Duke iu falënderuar për letrën që Kurti ia ka dërguar, Borrellit shprehet mirënjohës për takimet e përbashkëta në Bruksel.
“Jam mirënjohës që kisha rastin t’u mirëprisja në Bruksel tri herë që nga marrja e detyrës së re. Kjo dërgon sinjal të fuqishëm për partneritetin e ngushtë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës”.
Kurti, gjithashtu tha se mirëpret bashkëpunim në vazhdimësi dhe shkëmbinet në baza të rregullta.
“Mirëpres bashkëpunimin tonë të ngushtë në vazhdimësi dhe shkëmbimet tona në baza të rregullta”, thuhet në letër.