Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth vendimit të fundit të autoriteteve gjermane që shtetasit e Kosovës në Gjermani nuk do të regjistrohen më si shtetas të Serbisë, raporton Gazeta Enigma.
Ai ka atribuar meritat për këtë MPJD-së.
“Shumë prej jush padrejtësisht jeni detyruar të regjistroheni si shtetas të Serbisë në dokumentacionin gjerman, gjë që nga sot nuk do të përsëritet më. Dua të shpreh mirënjohjen për MPJD-në për punën e palodhur për të mundësuar këtë ndryshim të rëndësishëm e aq të nevojshëm. Falë angazhimit të tyre me kancelarinë gjermane dhe ministrinë përkatëse, tani është miratuar një udhëzim që mundëson të gjithë qytetarëve të Kosovës të regjistrohen vetëm si shtetas të Republikës së Kosovës dhe ky vendim ka hyrë në fuqi në të gjitha landet e Gjermanisë”, u shpreh Kurti. / Gazeta Enigma.