Kurti pret në takimin ish-gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark

Kurti pret në takimin ish-gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ish-komandantin suprem të NATO-s gjatë luftës në Kosovë, gjeneralin Wesley Clark.

Në një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se gjatë takimit, gjenerali Clark ka qenë i shoqëruar nga djali i tij, shkruan Gazeta Enigma.

Ky takim ka pasur për qëllim shkëmbimin e mendimeve mbi zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, duke theksuar rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Kryeministri Kurti ka shprehur mirënjohjen për kontributin e NATO-s dhe të gjeneralit Clark në periudhën e pasluftës, duke e cilësuar atë si një partner të rëndësishëm për sigurinë dhe zhvillimin e Kosovës.

“I shoqëruar nga i biri që i ka përtërirë emrin dhe bashkëpunëtorë nga vende të ndryshme, ushtaraku amerikan u interesua për planet zhvillimore të Republikës së Kosovës në një kohë të ndryshimeve dhe mundësive të mëdha në botë. Bashkë diskutuan përparimin që ka shënuar vendi ynë, për zhvillimet aktuale rajonale, dhe për mundësitë e bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Më tutje në njoftim thuhet se Kurti e ka falënderuar Clark për kontributin e dhënë për Kosovën.

“Kryeministri Kurti falënderoi gjeneralin Clark për interesimin e vazhdueshëm për vendin tonë, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për çka i jemi mirënjohës gjithmonë”, thuhet në njoftim./GAZETAENIGMA/

Related Articles