Kurti: Pretendimet e Haki Abazit për rastin Dehari janë “të pavërteta” dhe “të pasakta”

Kurti: Pretendimet e Haki Abazit për rastin Dehari janë “të pavërteta” dhe “të pasakta”

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë që janë të pavërteta deklaratat e deputetit, Haki Abazi i cili pretendoi se Prokuroria Speciale duhet të intervistojë ministren Albulena Haxhiu, kreun e ekzekutivit për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

Kurti para mediave ka thënë që ato deklarata të deputetit Abazi, janë “të pavërteta” dhe “të pasakta”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishte deklaruar se menjëherë pasi ka kuptuar deklaratat e deputetit Abazi, ka kërkuar nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi që të njoftohet Prokuroria Speciale dhe Abazi të jetë dëshmitar i rastit të mostrave të Astrit Deharit.

Një muaj pas përvjetorit të gjashtë të vdekjes së Astrit Deharit, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu kishte dalë me një njoftim se mostrat e tij janë zhdukur nga IML.

Ndryshe ka nisur intervistimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi, nga Prokuroria Speciale.

Javën e kaluar, Abazi kishte kërkuar nga Prokuroria që të merret në pyetje kryeministri i vendit Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Related Articles