Kurti priti në takim një delegacion të Këshillit të Ambasadorëve amerikan, flasin për dialogun me Serbinë

Kurti priti në takim një delegacion të Këshillit të Ambasadorëve amerikan, flasin për dialogun me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka pritur një delegacion të gjerë të Këshillit të Ambasadorëve amerikan, raporton Gazeta Enigma.

Në takim, kryeministri Kurti i përditësoi anëtarët e delegacionit vizitues me zhvillimet e fundit për sa i përket marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me dakordimin mbi Marrëveshjen Bazë dhe planin e zbatimit, sjelljen dhe veprimet e Serbisë karshi tyre dhe me qëndrimet dhe propozimet e Republikës së Kosovës në takimin e javës së kaluar në Bruksel.

Po ashtu ai i njoftoi ata për progresin ekonomik dhe demokratik të vendit si dhe për bashkëpunimin në rritje ndërmjet dy vendeve, duke veçuar këtu marrëveshjen prej 236.7 milionë dollarë me MCC-në të nënshkruar në vitin e kaluar, dhe strehimin e refugjatëve afganë në Kosovë.

Më tej, gjatë bashkëbisedimit, kryeministri Kurti po ashtu veçoi katër fushat të cilat janë trajtuar me prioritet në buxhetin e vitit 2023; mbrojta, edukimi, bujqësia dhe shëndetësia, teksa iu përgjigj interesimit të ambasadorëve për to.

Ambasadorët e përgëzuan kryeministrin dhe Kosovën për arritjet.Në mesin e tyre, ish-ambasadori amerikan Thomas Riley tha se i vjen shumë mirë që qeveria jo vetëm që po përpiqet, por edhe po ka sukses.

Related Articles