Kurti propozon 5 pika për zgjidhjen në veri, jep ‘aminin’ për zgjedhje të jashtëzakonshme

Kurti propozon 5 pika për zgjidhjen në veri, jep ‘aminin’ për zgjedhje të jashtëzakonshme


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi sot se ka ofruar një plan pesë pikësh për zgjidhjen e situatës në veri, që do ndalonte deeskalimin e situatës më tutje, shkruan Gazeta Enigma.

Në planin e propozuar tek ndërkombëtarët, si pikë e parë, sipas Kurtit renditet sundimi i ligjit në veri.

Pika e fundit parasheh mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri, në një ambient të qetë dhe demokratik.

“Ditën e fillova me takimin me ambasadorët e QUINT të cilët i njoftova për propozimin e qeverisë së Kosovës në lidhje me deeskalimin e situatës në veri, propozim me të cilin e kam ndarë tashmë me Borel. Dje në orën 12:00 kam pas një telefonatë nga ai, kam qenë në koridinim të vazhdueshëm edhe me Lajçak, dhe njëkohësisht në mbrëmje edhe me ambasadorin e SHBA-vë në Prishtinë, Hovenier. Megjithë këto përkundër veprimeve të qëllimshme të Serbisë për destabilizim, kam ofruar një listë që ofron kthimin në dialog, hapi i parë është sundimi i ligjit në katër komunat në veri. Pika e dytë, grupet e dhunshme të tërhiqen menjëherë nga Kosova dhe ndalohet çdo akt kriminal kundër institucioneve të Kosovës”, propozoi Kurti.

Tutje ai tha se “Policia e Kosovës dhe KFOR apo EULEX do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë për të garantuar një ambient të sigurt për të gjithë”.

Dy pikat e fundit theksojnë se “Qeveria do koordinohen me gjitha akterët për të organizuar zgjedhje të jashtëzakonshme, dhe pesë Kosova dhe Serbia kthehen në tavolinën e bisedimeve, BE krijon një ambient për zbatimin e gjitha marrëveshjeve mes dy vendeve”

Kurti mes tjerash propozoi një takim mes Kosovës dhe Serbisë brenda javës së ardhshme./ GAZETA ENIGMA.

Related Articles