Kurti: Rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit tregoi që nuk kishim nevojë për zgjedhje të reja

Kurti: Rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit tregoi që nuk kishim nevojë për zgjedhje të reja

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se përfundimi i procesit të numërimit të votave ka konfirmuar rezultatin e zgjedhjeve dhe mbështetjen e qytetarëve për Lëvizjen Vetëvendosje.

Përmes një videoje në rrjetin social Facebook, ai ka falënderuar votuesit brenda dhe jashtë vendit, si dhe aktivistët e partisë për, siç tha ai, angazhimin e vazhdueshëm gjatë gjithë procesit zgjedhor.

“Rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit, tregoi që nuk kishim nevojë për zgjedhje të reja, sepse rezultati nuk ka ndryshuar dhe aq. Si VETËVENDOSJE! jemi rikonfirmuar si partia e parë, me 53 deputetë, dhe tash presim certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve në mënyrë që të nisim punën në drejtim të formimit të institucioneve të reja, për të vazhduar punët e mira dhe projektet zhvillimore“, u shpreh ai tutje.

Related Articles