Kurti: S’mund të kemi demokraci, pa pasur barazi gjinore

Kurti: S’mund të kemi demokraci, pa pasur barazi gjinore

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se në Kosovë nuk mund të ketë demokraci, nëse nuk ka barazi gjinore, raporton Gazeta Enigma.

“Politika është e lidhur me bindjet në mënyrë të pashkëputur. Janë analizat dhe kërkimet, por në politikbërje janë të rëndësishme bindjet. Unë besoj se nuk mund të kemi demokraci pa barazi gjinore”, tha Kurti në edicionin e dhjetë të Javës së Gruas, me temën kryesore “Barabarësia: Parakusht për Ripërtëritje të Demokracisë” të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik.

“Ajo ndërtohet mbi pluralizëm, sundim të ligjit dhe barazi gjinore. Barazia gjinore është ajo që përbën urën për barazi shoqërore. Sa i përket Kosovës, unë besoj se ajo është duke u përmirësuar dhe përmirësimi është më i shpejtë se kurrë më parë”, theksoi ai. / Gazeta Enigma.

Related Articles