Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorit e Organizatës Evropiane për Bashkëpunim dhe Siguri (OSBE), Michael Davenport.
Temë e diskutimit ishin zgjedhjet në komunat veriore që pritet të mbahen të dielen, më 23 prill.
Kurti theksoi rëndësinë e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.
“Si obligim kushtetues e ligjor, por edhe si procedurë e legjitimitet demokratik për institucionet në shërbim të qytetarëve. Nevoja për funksionim normal të sistemit dhe institucioneve shtetërore e bënë të nevojshme mbajtjen e zgjedhjeve.”, njoftoi Zyra për Komunikim Publik e Qeverisë së Kosovës.