Kryeministri, Albin Kurti, ka takuar kryediplomatin grek, Nikos Dendias, raporton Gazeta Enigma.
Gjatë takimit mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.
Ministri i Jashtëm grek para këtij takimi ishte takuar me kreun e Kuvendit, Glauk Konjufca. Ndërsa më herët ishte pritur nga presidentja Vjosa Osmani.
Përderisa është deklaruar për medie vetëm pas takimit me homologen Donika Gërvalla, duke kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën.
/Gazeta Enigma/