Kurti takon Hovenierin dhe Hylandin: 2023 ishte vit sfidues në aspektin e sigurisë, shkak sjellja agresive e Serbisë

Kurti takon Hovenierin dhe Hylandin: 2023 ishte vit sfidues në aspektin e sigurisë, shkak sjellja agresive e Serbisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier dhe drejtoreshën për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit Amerikan, Collen Hyland.

Përmes një komunikate për media, Zyra e Kryeministrit njofton se në takim është diskutuar për marrëdhëniet e forta dypalëshe ndërmjet dy vendeve.

Së bashku diskutuan për marrëdhëniet e forta dypalëshe ndërmjet vendeve tona, bashkëpunimin në shumë fusha, dhe tema e çështje që na presin deri në përfundim të vitit dhe vitin që po vjen. Një prej tyre ishte çështja e procesit të konvertimit të targave, nga i cili deri më tani mbi 4200 qytetarë serbë të Kosovës kanë përfituar prej lehtësimeve financiare të Qeverisë për regjistrimin e veturave me targa RKS”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, sipas Kryeministrisë, Kurtika theksuar se viti 2023 ishte sfidues veçanërisht në aspektin e sigurisë, për shkak të sjelljes agresive të Serbisë ndaj Kosovës.

Ai ka përmendur edhe sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë e një përleshjeje të armatosur me një grup terrorist serb që u printe Milan Radoiçiq, mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku dhe u plagos pjesëtari i Policisë së Kosovës, Alban Rashiti.

Kryeministri Kurti falënderoi Ambasadorin Hovenier dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme përgjatë gjithë vitit. Vit ky që krahas zhvillimit dhe progresit ishte vit sfidues veçanërisht në aspektin e sigurisë për shkak të sjelljes agresive të Serbisë ndaj Kosovës dhe strukturave kriminale të saj, që u përcoll me tensione, sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, institucioneve vendore e të gazetarëve në katër komuna në veri, rrëmbimin e tre policëve të Kosovës brenda territorit tonë, dhe sulmi terrorist e paramilitar i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri i policor, tani Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku”, njofton ZKM-ja.

Related Articles